Bleona pozon topless por kërkon që mos ta shohin
Bleona doli topless, veshi fustan rrjete, i hoqi të tëra…nuk ka më asnjë çudi prej saj! Të çuditshme janë vetëm deklaratat, si kjo që ka bërë në rrjetet sociale, bashkë me një fotografi gjysmë të zhveshur. “Jam e lirë të marr një ngjyrë të bukur në plazh…”- janë disa nga fjalët e saj dhe deri këtu gjithçka është ok…Secili është I lirë të bëjë gjithçka do dhe nëse nuk do të bezdiset nga fjalët apo sjelljet e të tjerëve, mund t’a kursejë postimin e fotografisë dhe të ngjyroset e lirë dhe e pavarur në plazh, me ose pa rroba banje! Strategjia e Bleonës për të marrë vëmendje duke u revoltuar ndaj kësaj të fundit është e vjetër tashmë, po aq sa edhe fotot e saj topless…
Postimi i Bleona Qerretit
“Liri’ Sa vajza mund ta gërmëzojnë këtë fjalë? Unë kam punuar shumë në jetë për të qenë e lirë dhe e pavaruar nga askush dhe asgjë. Kam paguar një çmim të lartë për këtë. Jetoj vetëm, ha vetëm, fle vetëm. Kështu nëse ju mendoni se mund të më fshini guximin për të qenë e lire, që të marr një ngjyrë të bukur në plazh atëherë e keni shumë gabim. Ky është trupi im i vërtetë.
Mjaft shitët dhe përpunuat fotot e mia.
PS: Ju lutem kurseni pyetjet e tipit “kush ta beri photon” se nuk jam me gomone…. ka nje staff qe kujdeset për mua ne barke dhe me gjithe deshiren e madhe, akoma nuk kam license for boats’ ka shkruar Bleona në postimin e saj ku shfaqet toples.