Life StyleTë fundit

6 shenjat paralajmëruese që tregojnë se fëmija mund të ketë çrregullime të spektrit autik

Numri i fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik rritet nga dita në ditë. Sipas “Center for Disease Controls” (CDC) dhe sipas rrjetit monitorues të zhvillimit të sëmundjeve, 1 në 67 fëmijë diagnostikohet me çrregullime të spektrit autik. Por në disa zona numri i fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik mund të arrijë deri në 1 në 45 fëmijë. Për shkak të përhapjes me shpejtësi të sëmundjes është e rëndësishme për prindërit të jenë në dijeni dhe të njohin shenjat që e dallojnë një fëmijë të prekur nga çrregullimi i spektrit autik. Duke i njohur këto shenja prindërit do ta kenë më të lehtë të kuptojnë nëse fëmija i tyre ka problem dhe të kërkojnë ndihmë te specialistët, të cilët mund ta ndihmojnë fëmijën të ketë një jetë shumë afër normales.

 

Disa nga shenjat që tregojnë se fëmija juaj mund të ketë çrregullime të spektrit autik janë:

Nga mosha 6 muajsh dhe më tej fëmija nuk buzëqesh apo shfaq shenja gëzimi.

Nga mosha 9 muajsh e më tej nuk reagon ndaj zhumave apo kur i thërrisni.

Nuk kanë filluar të mërmërisin (mama, baba, nëna) deri në moshën 12 muajsh.

Nuk bën gjeste (tregon me gisht, kërkon për dikë apo diçka kur i thoni, përshendet me dorë) deri në moshën 12 muajsh.

Nuk ka folur asnjë fjalë deri në moshën 16 muajsh.

Nuk formon dot fraza me të paktën 2 fjalë deri në moshën 2 vjeçare.

Humbet aftësinë për të folur pavarësisht moshës.

Nëse vini re një apo më shumë nga shenjat e mësipërme duhet të kërkoni për një vlerësim nga pediatri juaj i cili nëse konfirmon dyshimet tuaja do t’ju drejtojë te specialistët të cilët me anë të terapive intensive do të jenë në gjendje ta ndihmojnë fëmijën tuaj të përshtatet me shoqërinë.

 

Fraksion.com