2017: Shqipëria me shpenzimet më të ulta për arsimin në Rajon në raport me PBB-në
Vendet e rajonit shumica e të cilave janë kandidate për tu antarësuar në BE janë në garë për tu afruar me standartet e BE-së. Shqipërisë në shumë tregues ekonomik dhe sociale i duhet ende shumë kohë për të arritur standartet e vendeve të Rajonit.
Edhe në vitin 2017 Shqipëria u rendit e fundit në Rajon për shpenzimet dedikuar arsimit. Në raport me prodhimin e Brendshëm Bruto Shqipëria shpenzoi 3.1 për qind të sipas statistikave të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, teksa vendet e tjera ky tregues është në intervalin 4-4.5%.
Shpenzime më të larta për arsimin në raport me PBB bëri Mali i Zi (4.5%), Maqedonia (3.95), Kosova (4.6%), Serbia (3.9%).
Sic shihet nga të dhënat shpenzimet për arsimin krahasuar me PBB-ne i ka më të larta Kosova, për shkak se ka një popullsi më të madhe në moshë arsimi që ndjek sistemet shkollore.
Në një vlerësim të posaçëm për çështjet e arsimore në Rajon, Forumi i Ballkanit vlerësoi së fundmi se “Arsimi ne Ballkan mbetet një sektor me rrezik të lartë për korrupsion dhe ndikim në politika”.
Megjithë mbështjen e institucioneve ndërkombëtare rajoni nuk ka bërë para në cështjet e edukimit, teksa Shqipëria ka renditjen më të dobët në të gjithë treguesit e përformcës në sektori.
Infrastruktura e sektorit e arsimit në Shqipëri mbetet shumë e dobët dhe nuk po bëhet para për zhvillime në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në nivel kombëtar.
Burimet njerëzore në sektor ende sfidohen nga mungesa e statusit së arsimtarit, pagat e ulta, mungesa e autonomisë dhe aftësitë e mangëta.
Teksa modeli arsimor vijon të jetë nën presionin e politikave afatshkurtëra, ku kurrikulat ndryshojnë vazhdimisht me ndryshimin e ministrave.
Por megjithatë në të gjashtë vendet e Ballkanit përëndimor financimi në arsim mbetet shumë i ulët, pavarësisht nga aspiratat për të arritur nivelet e BE.
Braktisja e shkollave vazhdueshme për shkak të varfërisë, infrastrukturës dhe arsyeve lokale është një faktor i rëndësishëm në të gjitha vendet./Monitor
Fraksion.com