AktualitetTë fundit

Nga nesër, vapë përvëluese; Termometri do shënojë mbi 39°C

Vapë përvëluese duke nisur nga dita e nesërme. Meteoalb bën me dije se kulmi i nxehtësisë do të shënohet nga e mërkura në të premte. Ndërkohë që termometri në zona të caktuara do të kalojë edhe 39 gradë celsius.

“Vijojnë temperaturat e larta edhe në fundjavë por kulmi i nxehtësisë shënohet nga e mërkura në të premten ku maksimumet sipas zonave pritet të luhaten nga 31 në 36°C zonat malore (maksimumi në Kukës) dhe nga 36 – 38°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Në zona specifike të Shqipërisë, maksimumi do të ngjitet mbi 39°C, vlera që priten në Veriperëndim të vendit (Koplik, Zadrimë) dhe Jug (Kucovë, Këlcyrë).

Pas fundjavës parashikohet një rënie graduale e temperaturave, e cila vijon për 5 – 6 ditë ndërsa sërish ditët e fundit të gushtit sjellin një rritje të lehtë të vlerave termike.

TABLOJA e shirave paraqet zhvillim të vranësirave gjatë të gjitha pasditeve, kryesisht në Qendër dhe Juglindje ku priten shira afatshkurtër në zona të izoluara të vendit”, shkruan Meteoalb.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com