Bllokohet lokali në Elbasan: U helmuan 44 dasmorë
Të paktën 44 dasmorë të pranishëm në tre dasma të zhvilluara të shtunën dhe të dielën në Elbasan u helmuan nga ushqimi.
Të gjithë dasmorët janë helmuar në lokalin “Laguna Blu” që ndodhet në unazën e këtij qyteti., sipas Raport Tv.
Ndërkohë që AKU-së iu deshën disa ditë që të merrte masa e të bllokonte lokalin në fjalë.
Lokali rezulton të ketë pasur mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues për produktet që iu gjetën brenda gjatë inspektimit. AKU gjithashtu mori edhe masën administrative gjobë në vlerën 700.000 lekë.
“Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri). Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish vici, 40 kokrra veze, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë. Për produktet e gjendura në subjekt u realizua marrja e mostrave me qëllim kryerjen e analizave për prezencë të Salmonelës”,- sqaron AKU.
Fraksion.com