Rama: S’ka nevojë për komente; S&P konfirmon ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme jep një lajm pozitiv lidhur me ekonominë.
Ai ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook raportin e agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, që konfirmon ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë:
“MIRËMËNGJES ![]()
Dhe me këtë pasqyrim që s’ka nevojë për komente të agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë![]()
Shqipëria pritet të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe ka pak gjasa të pësojë çbalancime fiskale ose të jashtme, gjatë tre a katër viteve të ardhshme.
Performanca fiskale e vendit është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit, mbёshtetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadёr fiskal i pёrmirёsuar, i cili tani përfshin edhe një frenim të formalizuar tё defiçitit (Ligji Organik Buxhetor).
S&P njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE.
⭐S&P parashikon që ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me vlerësim të ngjashëm. Kjo si rezultat i pritshmërive pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të defiçitit buxhetor nga qeveria.”
KlikoKetu për raportin e plotë


