Prokurori Dollapaj kalon vettingun: Ka pasurit të justifikuara
Prokurori i prokurorisë së Apelit në Shkodër, Arben Dollapaj konfirmohet në detyrë.
Dollapaj, njihet mes të tjerash si prokurori i bandës së Lushnjës sepse ’97 e gjeti me detyrë në qytetin e Lushnjës, dhe si prokurori që kërkoi dënime të ashpra në Gjykatën e Lartë për të pandehurit e Gërdecit.
Arben Dollapaj ka patur përplasje me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, kur ishte drejtor në Drejtorinë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme. Dollapaj u transferua në Shkodër pas këtyre diskutimeve, ku nuk munguan akuzat ndaj Llallës që sipas tij ishte hakmarrë personalisht.
Në hetimin e thellur të KPK-së, Dollapaj rezulton se ka si pasuri të tij një apartament me sipërfaqje 76 m2 në Bajram Çurri; një shtëpi banimi me sipërfaqe 113 m2 në Selitë të vogël me vlerë 9 milion lekë; shtëpi banimi në ndërtim e sipër në Valbonë dhe dy llogari bankare. Gjithashtu rezulton se ka edhe një kredi prej 5 milion lekësh.
Pasuritë e prokurorit, i cili garon për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë rezultojnë të justifikuara.
Në seancën dëgjimore Komisionerët thanë se prokurori Arben Dollapaj ka punuar me ndershmëri dhe ka ruajtur të pastër figurën e prokurorit.
Fraksion.com