Hashim Thaçi insiston: Duhen korrigjuar kufijtë
Pavarësisht se të gjithë po e kundërshtojnë idenë e presidentit Hashim Thaçi në lidhje me korrigjimin e kufijve me Serbinë, ai përsëri këmbëngul në këtë ide.
Thaçi në një postim në llogarinë e tij zyrtar në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar sërish për propozimin e tij për korrigjim kufijsh.
Thaçi e quan propozimin e tij si paqësor dhe se nuk ka të bëjë me ndarje, por me rregullim të kufijve.
“Propozimi im për një zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo ndarje në vija etnike, por korrigjim i kufirit dhe njohjen e dyanshme”, ka shkruar Thaçi në Twitter./“Zeri.info”.
Fraksion.com