Tregtia botërore; Si të shpëtojmë OBT
Rendi tregtar i udhëhequr nga Amerika është në rrezik. Por ende mund të shpëtohet
Zyrat qendrore të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), në brigjet e liqenit Gjeneva, dikur i përkisnin Ligës së Kombeve . Ky organ i sëmurë ishte dëmtuar nga izolimi amerikan. Fati i atyre që sot përdorin këtë ndërtesë është gjithashtu në mëshirën e vendimeve që merren në Uashington, shkruan The Economist.
Presidenti Donald Trump ka anashkaluar OBT-në për të imponuar tarifa tek importet e hekurit dhe aluminit, përfshirë ato nga aleatët e Amerikës. Duke u ankuar për një trajtim jo të drejtë, administrata po bllokon emërimet në vendet e dedikuara për trupin apelues në OBT, dhe kjo mund të bëjë që asnjë çështje të mos dëgjohet pas 2019-s. Më kërcënuese, Amerika është ngatërruar në një luftë tregtare me Kinën. Të dyja palët kanë vendosur tarifa për të mira me vlerë dhjetëra miliardë dollarë dhe po kërcënojnë për më tej.
OBT-ja supozohej se do të frenonte konfliktet tregtare dhe do të parandalonte mosmarrëveshjet. Sot duket si një spektator i tmerruar teksa sistemi që mbikëqyr shembet. Tregtarët e lirë me të drejtë janë thellësisht të shqetësuar, po jo me të drejtë për t’u dëshpëruar. Skemat e një plani shpëtimi për sistemin janë të dallueshme.
Është fundi i OBT-së që njohim
Kjo mund të duket e çuditshme duke pasur parasysh agresivitetin e z. Trump, por për dy gjëra. E para është që presidenti nuk është i vetmi person që po ndryshon politikën tregtare amerikane. Bashkimi Europian dhe Japonia kanë qenë në negociata me Robert Lighthizer, shefi i negocimit të tregtisë me një profil të ulët, për reformën në OBT. Deklaratat e gjata të z. Trump bëhen tituj por z. Lighthizer kërkon të ribëjë OBT-në, jo ta braktisë tërësisht atë. Ai mund të përdorë kërcënimet e presidentit si levë për të bërë marrëveshje. Mendojeni këtë si një rutinë të policit të mirë dhe të keq.
E dyta që ka nevojë të kuptohet është se fokusi i shumicës së zemërimit të Amerikës, Kina, ngjall dyshime të thella tjetërkund gjithashtu. Që kur iu bashkua OBT-së në 2001, Kina nuk është kthyer drejt tregjeve siç priste Perëndimi. Në vend të kësaj ka shtrembëruar tregjet në një shkallë që është shumë më e madhe sesa dumpingu dhe shkaqet e tjera të konflikteve mes ekonomive të tregut që OBT-së ju ngarkuan të menaxhonte.
Bashkimi Europian dhe Japonia ndajnë dëshirën e Amerikës për të përmbajtur merkantililizmin (komercializimi) kinez. Firmat me pronësi shtetërore të Kinës dhe degët e tyre të mëdha të panjohura kanë shtrembëruar tregjet dhe krijuar ngopje në furnizimin e mallrave siç është hekuri. Firmat e huaja që operojnë në Kinë luftojnë kundër rregullave strikte dhe u kërkohet që të dorëzojnë pasurinë e tyre intelektuale si një kusht për aksesin e tregut
Por të mbash Kinën në kontroll është e vështirë me rregullat ekzistuese. Reforma për të cilën po flitet në BEM Japoni dhe Amerikë mund të mbushë shumë prej këtyre hendeqeve. Ato do të vendosin sesi gjykohet shkalla e shtrembërimit nga qeveria në treg dhe ta bëjnë më të thjeshtë për të mbledhur informacion në veprimet e gabuara, duke vendosur edhe kufijtë për shpagim proporcional. Po kështu, ato do të caktojnë çfarë mund të konsiderohet si dorë e qeverisë dhe të zgjerojnë qëllimin e subvencioneve të ndaluara. Ato do të ulnin detyrimin për provat në rastet e ankesave që, nisur nga errësira e sistemit kinez, është shumë e lartë.
Edhe optimisti më i madh do të ishte i aftë të identifikonte pengesat në këtë plan. Më qartë pse do të duhej që Kina të pranonte ndonjëherë një reformë që rrezikon modelin ekonomik shtetëror të sajin? Vendoseni qartë, sepse Amerika në të kundërtën do të kishte gjithë terrenin për vete. Është në interesin e Kinës që të ruante rendin global të tregtisë, sepse nëse Kina është e izoluar, Partia Komuniste nuk mund të arrijë përparimin që çimenton legjitimitetin e saj.
Përfitimet e Kinës nga anëtarësia e saj në OBT nuk kanë ardhur nga tarifat e ulëta në Amerikë – ato kanë qenë të ulëta edhe më parë – por nga siguria se marrëdhënieve të qëndrueshme të tregtisë. Plani i saj “Made in China 2025” që synon rritjen e industrive kryesore duket i kërcënuar, por nëse Kina do të ishte e detyruar të prodhonte çdo gjë në shtëpi, afati i saj do të vonohej me dekada. Pa dyshim, Kina dhe BE ranë dakord më 16 korrik që të bashkëpunojnë në reformën e OBT.
Arritja e një marrëveshje globale që mbulon secilin nga 164 anëtarët e OBT-së do të ishte shumë e vështirë. Raundi i fundit i bisedimeve për tregtinë globale ngeci te kërkesat e ekonomive në zhvillim si India për më shumë liri veprimi në mbrojtje të fermerëve. Negociata të reja mund të mbahen peng i këtyre mosmarrëveshjeve të vjetra. Për fat, negociatorët mund të anashkalojnë ato nëse është e nevojshme, duke siguruar një marrëveshje “plurilaterale” mes një grupi ekonomish të mëdha. OBT sërish do t’i bënte të detyrueshme termat, edhe pse ato nuk do të zbatoheshin tek anëtarët e tjerë.
I fundit është bllokimi i marrëveshjeje më të mëdha, vetë z. Trump. Presidenti është një kritik i fortë i OBT dhe beson se marrëdhëniet dypalëshe o përshtaten më së miri interesave të Amerikës. Këtë javë ai e quajti BE-në një armik në tregti. Nëse ai mendon se z. Lighthizer është duke e manipuluar atë, ai do të godasë sërish.
Pak më optimist sesa mund të pritet
Një ide më e mirë se strategjia shkatërruese e administratës së Trump do të ishte bashkimi i shumicës së botës rreth vendosjes së rregullave në interes të Amerikës, duke krijuar bllokime aq të mëdha sa Kinës do t’i duhej të zgjidhte mes bashkëpunimit dhe izolimit. Kjo ishte ideja pas Partneritetit Trans-Pacific një pakt nga i cili z. Trump u tërhoq vetëm pak ditë pasi u vendos në zyrë si dhe një marrëveshje tregtare e zvarritur me Europën.
Strategjitë shkatërruese jo gjithmonë dështojnë gjithsesi. Në disa raste, ato paguajnë shtrenjtë. Një OBT e përshtatur për të menaxhuar mosmarrëveshjet për konkurrencën e padrejtë do të ishte një dhuratë për botën. Gjenialiteti i sistemeve të bazuara në rregulla është që thyejnë barrierat, duke bindur prodhuesit se çmimi i aksesit në tregjet e huaja është vlen si shoqërues i konkurrencës globale.
Kur kjo konkurrencë konsiderohet e paligjshme, mbështetja politike për tregtinë e lirë nuk ekziston. Në një botë në të cilën Kina bindet nga kritikët përmes OBT dhe përballet me ndëshkime proporcionale kur është e nevojshme është shumë më e preferueshme sesa ajo në të cilën një luftë e fshehtë tregtare mund të përshkallëzohet pa limit.
Z. Trump është vështirë të parashikohet. Ai mund të braktisë edhe OBT-në. Nëse ndodh, forca të tjera ndoshta do të nisin të ndërtojnë lidhje dhe të shkruajnë rregulla – dëshmi është marrëveshja tregtare që BE dhe Japonia nënshkruan këtë javë. Por nëse z. Lighthizer është në gjendje t’i prezantojë z. Trump një marrëveshjeje të pëlqyeshme prej tij rendi botëror i tregtisë ende mund të shpëtohet. Madje mund të përmirësohet.
[1]Liga e Kombeve ishte një organizatë ndërqeveritare e krijuar në 10 janar 1920 si rezultat i Konferencës së Paqes në Paris dhe u shpërbë gjatë Luftës së Dytë Botërore
Fraksion.com