AktualitetRajoniTë fundit

Rusët tregojnë skenarët e rrezikshëm për Kosovën, mesazhi për serbët pas takimit Vuçiç-Irinej

Pikërisht në kohën kur Kosova po zien për atë që përflitet si “pazari i Brukselit” ku gjithçfarë skenarësh po dalin si zgjidhje për mbylljen e çështjes së Kosovës, Aleksandër Vuçiç ka kryer dy veprime të forta për të bllokuar një reaksion zinxhir nga pjesa më e egër e komunitetit serb.

Portali i Kremlinit Sputnik, bën të ditur se Vuçiç ka takuar kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkun Irinej dhe u ka dërguar një letër përfaqësuesve të serbëve të Kosovës.

E gjitha kjo bëhet pikërisht në ditën e skadencës që komuniteti ndërkombëtar i ka vënë Beogradit dhe Prishtinës për të mbyllur çështjen e Kosovës.

Por siç paralajmërojnë shërbimet sekrete britanike dhe gjermane, priten trazira të mëdha në veri të Kosovës për të krijuar një klimë që t’u imponohet bisedimeve në Bruksel.

Qarqe të lidhura me Moskën duan të hapet “Kutia e Pandorës” e shkëmbimit të territoreve, por siç bën të ditur portal i Kremlinit, Uashingtoni ka urdhëruar Vuçiçin që të “mbyllë qentë” në kasolle.

Në letrën e hapur që ka botuar Sputnik, Vuçiç u premton serbëve të Kosovës si maksimum Zajednicën dhe asgjë tjetër, por i kërkon që të mos përkrahin qarqe që kërkojnë të ndezin zjarrin në rajon.

Edhe pse Vuçiç flet për shqiptarët dhe perëndimorët, ai si nëntekst përmend edhe shërbime sekrete që duan të krijojnë provokime që në fund serbëve të Kosovës nuk do t’ju shërbëjnë.

Shumica e tyre nuk banojnë në Veri por në Pejë dhe Fushë Kosovë.

Ndaj Vuçiç, sipas Sputnik, i ka kërkuar Patriarkut Irinej që të mos jetë pjesë e një kryengritjeje popullore kundër një zgjidhjeje që pritet të vendoset.

Në fakt letra e hapur e Vuçiç për serbët e Kosovës ka mesazhe të koduara që zbulon mjaft nga ajo që duket se do të jetë zgjidhja “finale”.

Në këtë letër, Vuçiç u bën thirrje serbëve të Kosovës për të mos për të reaguar ndaj çfarëdo provokimi të mundshëm dhe thekson se Serbia është e gatshme për të përmbushur detyrimet dhe për të mbrojtur jetën dhe paqen e tyre.

Teksti i plotë i letrës:

“Qytetarë të respektuar të Kosovës dhe Metohisë,

Të dashur serbë,

Sot është afati i dhënë nga Bashkimi Evropian për institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë për të përfunduar miratimin e Statutit të Bashkësisë së Komunave Serbe (KPK), në bazë të Marrëveshjes së Brukselit.

Para skadimit të afatit të fundit për detyrimet Prishtinës për krijimin e komunitetit të komunave serbe të gjitha ç’ka unë kam paralajmëruar po ndodhin.

Të dashur serbët, ju lutem mos ndërmerrni asgjë në këtë drejtim që individët në mesin e shqiptarëve, ose në një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare, do të përdorin si një justifikim për të marrë ndonjë veprim kundër jush.

Kjo është arsyeja pse, këto ditë në krahinën tonë jugore po ndodhin kërcënime të përditshme duke përhapur thashethemet në mënyrë të organizuar, që të sjellin trazira dhe frikë në mesin e popullit serb në Kosovë dhe Metohi.

Arsyeja është e qartë të krijojnë panik, me qëllim për të mbjellur mosbesim në institucionet shtetërore të Serbisë, duke krijuar një përçarje mes përfaqësuesve politikë të serbëve në Kosovë dhe dobësimin e përgjithshëm të pozitës sonë gjatë një faze të ndjeshme të negociatave.

Të dashur qytetarë, për këtë arsye, paqja është interesi ynë më i madh. Sfidat përpara nesh kërkojnë që ne të qëndrojmë mbi mosmarrëveshjet, manipulimet dhe fushatat në shënjestër të dezinformimit. Prandaj, unë ju bëjë thirrje të mos bieni bre e provokimeve dhe të mbështesni çdo nismë paqeje.

Është në interesin tuaj, vetëm metodat politike.

Derisa jam në krye të saj, Serbia nuk do të lejojë dhunë të organizuar kundër serbëve dhe vendeve të tyre të shenjta, as persekutimit të tyre. Nuk do të ketë “Stuhi” të reja në Kosovë dhe Metohi. Paqe për Serbinë dhe popullin serb është vlera më e lartë, e cila përveç çdo gjë tjetër ne jemi duke u përpjekur për të mbrojtur, edhe përmes bisedimeve të vështira që ne jemi të pasur me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Përveç nesh, të cilët janë të angazhuar sinqerisht për këtë, ruajtja e paqes në krahinën tonë jugore është edhe detyra kryesore e misionit të KFOR-it dhe NATO-s, prej të cilit unë veçanërisht pres dhe kërkoj të mbrojnë paqen e të parandalojnë parandaluar çdo përpjekje të mundshme.

Nuk do të lejojmë që shqiptarët të pushtojnë  HEC-in e Ujmanit, stacionin e energjisë Vallaç, apo ndonjë objekt tjetër të infrastrukturës kyçe nga ku varet mbijetesa juaj.

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë vetëm në mënyrë paqësore për një kompromis dhe një zgjidhje të përgjithshme të marrëdhënieve në Kosovë dhe Metohi, dhe ne nuk do të ndalemi deri sa të gjejmë zgjidhjen më të mirë.

Ju uroj juve dhe familjeve tuaja të gjitha të mirat.

Aleksandar Vuçiç,

Presidenti i Republikës së Serbisë “./ tesheshi

 

Fraksion.com