AktualitetKosovaTë fundit

Haradinaj: Vetëm Putinit i shkon për shtat lëvizja e kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vetëm presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, i shkon për shtat lëvizja e kufijve.

“Nuk ka asnjeri që dëshiron lëvizjen kufijve, vetëm njërit i shkon, ai është Vladimir Putin. Ai ka dëshirë m’i lëviz në Bosnjë, që të përfitojë precedent. Është gabim që ne t’i ndihmojmë Putinit për ndarje dhe lëvizje”, tha Haradinaj në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas tij me Serbinë nuk luan kufiri asnjë metër.

“Nuk guxon askush të luaj kufij, të tentojë të bëj korrigjim të kufirit, të shkëmbejë territore”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se bëhet fjalë për një retorikë publike për kufij.

“Kontrata jonë është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Nuk guxojmë të krijojmë Kushtetutë të re”, ka theksuar ai.

Sipas tij çdo lëvizje e re shkakton luftë të re në Ballkan.

 

Fraksion.com