AktualitetPolitikëTë fundit

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Xhaçka: Super lajm; Punimet do të nisin brenda 2018

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka komenton në një lidhje telefonike me Report Tv krijimin bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. Sipas saj, ky është një superlajm dhe besim që Aleanca tregon ndaj Shqipërisë

“Është padiskutim një superlajm, vlerësim që aleanca  i ka bërë Shqipërisë për kontributin e saj. Do të thoja që është një dhuratë që na bëhet në 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Është një mbështetje edhe për punën e Forcave të Armatosura”,- u shpreh Xhaçka.

Ajo tha ndër të tjera se nuk dinte më shumë detaje për projektin, por siguroi se “punimet do të nisin brenda 2018”.

E pyetur në lidhje me fatin e avionëve MIG që mbahen aktualisht në këtë bazë, ministrja siguroi se ato nuk do të preken.

“Avionët MIG nuk kanë asnjë lidhje, çdo mjet i FA ka një kohëzgjatje jetese dhe pastaj amortizohet, dalin nga përdorimi. Kjo ka të bëjë me një infrastrukturë mbështetëse që i vjen gjithë aleancës dhe rajonit sa i përket furnizimit ajror, mbështetjes logjistike. Nuk ka asnjë lidhje me avionët, janë muze në këtë pikë”,- u shpreh ministrja e Mbrojtjes.

 

Fraksion.com