AktualitetBota+Të fundit

Presidenti Trump godet përsëri median

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon t’i shfaqë publikisht pakënaqësitë e tij ndaj shtypit. Ai u tha mbrëmë mbështetësve të tij se 75 për qind e shtypit promovon “lajme të rreme”.

Duke folur në një tubim Wilkes-Barre të Pensilvanisë, zoti Trump ironizoi mediat që kishte raportuar se ai nuk kishte qenë mjaft i ashpër ndaj presidentit rus Vladimir Putin gjatë takimit me të muajin e kaluar, për të cilin zoti Trump u kritikua gjerësisht se nuk mbështeti përfundimin e agjencive amerikane të zbulimit se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale 2016-s.

Zoti Trump e cilësoi takimin me zotin Putin “shumë miqësor dhe se shumë vetë sipas tij e kishin konsideruar atë si “diçka të mrekullueshme”.

Zoti Trump kritikoi edhe rivalët potencialë demokratë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, përfshirë senatoren e shtetit Masaçusets Elizabeth Warren.

 

Fraksion.com