RajoniTë fundit

Pas zjarrit apokaliptik, dorëhiqet zv.ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve

Pas zjarrit shkatërrues të javës së kaluar në Greqi, sot është larguar nga detyra zv/ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve, Niko Toska. Ky i fundit i kishte dorëzuar dorëheqjen Kryeministrit Alexis Tsipras, i cili e firmosi sot.

Kryeministri Tsipras falenderoi zv/ministrin Toskas për punën e bërë dhe për bashkëpunimin. Pas largimit të tij, kompetencat e Mbrojtjes Civile i ka marrë ministri i Brendshëm Panos Skurleti. Lajmi për dorëheqjen e zv/ministrit grek të Mbrojtjes së Qytetarit, është konfirmuar nga zyra e Kryeministrit Tsipras.

Nga zjarri apokaliptik i javës së kaluar në Mati në periferi të Athinës, humbën jetën 91 persona të cilët u dogjën të gjallë. Disa familjarë të viktimave kanë paditur shtetin për këtë fatkeqësi. Autoritetet greke thonë se zjarri ka shkaktuar katastrofë mjedisore, duke djegur plotësisht 70% të zonës së Matit.

 

Fraksion.com