Kapshticë, bllokohen 25.3 ton miell gruri
AKU ka bllokuar në doganën e Kapshticës dhe ka kthyer mbrapsht 25.3 ton miell gruri të pasiguritë, vetëm pak ditë pasi bllokoi një sasi prej 10 ton.
Sipas AKU, një subjekt pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” që nuk kishte nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën shqipe e cila mund të hiqet lehtësisht. Për më tepër këto elemente sigurie për një produkt ushqimor nuk figuronin në dokumentacionin shoqërues të ngarkesës.
Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 25.3 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.
Më 29 korrik u sekuestrua një sasi prej 10 ton e cila gjithashtu kishte mungesë dokumentacioni dhe vetëm një letër që hiqej kollaj me mbishkrim grek./TCH
Fraksion.com