“Hirushja” e ditëve të sotme
Një prej tyre është edhe fshati Seferan në Belsh, ku përveç të tjerave mund të shijohet sidomos pamja piktoreske e liqenit dhe ushqimi i shëndetshëm bio i zonës.
Në Seferan gjenden gjithashtu bujtina të ngrohta, bukuri natyrore dhe gjetje arkeologjike të rralla të zonës së Dumresë.
Turistë të shumtë, të huaj dhe vendas, viziojnë jo vetëm bukuritë e rralla natyrore, por dhe ato të krijuara së fundmi nga dora e njeriut, bërë e mundur nga një investim serioz dhe përkushtim.
“Dumreja shtrihet në qendër të Shqipërisë etnike dhe të sotme. Qëndra administrative e saj është qyteza e Belshit. E ndrydhur ndërmjet Elbasanit në lindje e Lushnjes në perëndim, Peqinit në veri e Kuçovës në jug, njëherësh pranë e po aq larg tyre. Një pllajë kodrinore, dikur dushkajë, nga e cila kanë mbetur dy pyje të mrekullueshë, ai i Marinës dhe i Deshiranit dhe të fshehura ndër to mbi shtatëdhjet liqej sykaltër. Si një hirushe në fatin e saj kohor, Dumreja te shpaloset sot me hirësinë e vashës së përallave”, thuhet në prezantimin që bëhet lidhur me zonën.
Fraksion.com