Thaçi: Bashkimi i Luginës me Kosovën i realizueshëm; BE, NATO e SHBA nuk mund ta pengojnë
Presidenti Hashim Thaçi, tha se është e pranueshme e realizueshme kërkesa e liderëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovës.
Por sipas tij, nuk do të ketë ndarje, duke shtuar se në asnjë rrethanë, me asnjë çmim nuk do të mund të imponohet realizimi i aspiratës së Serbisë për ndarjen e Kosovës. Thaçi këto komente i bëri gjatë vizitës që bëri në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), raporton Ekonomia Online.
“Është e realizueshme dhe e pranueshme kërkesa e Luginës së Preshevës nëse ka marrëveshje të dy anshme, as BE e as NATO e as ShBA nuk mund ta pengojnë këtë, pra nuk do ta pengojë një gjë të tillë”.
“Sa i përket korrigjimit të kufijve, 400 kilometra i kemi me Serbinë, ne duhet të përmbyllim ndërtimin e shtetësisë, do të diskutohet edhe për korrigjimin e kufijve, nuk do të realizohet aspirate e Serbisë për ndarjen e Kosovës”.
“Do të diskutohet për demarkacionin edhe për korrigjimin e kufijve, por e ritheksoj edhe një herë në asnjë rrethanë, me asnjë çmim nuk do të mund të imponohet realizimi i aspiratës së Serbisë për ndarjen e Kosovës”.
Se kur do të jetë takimi i radhës në mes të dy delegacioneve presidenti tha se nuk ka një datë të saktë, por ka garantuar se në fund të muajit gusht dhe fillimi të muajit shtatorit pret që të ketë shtim të dinamikës nga Bashkimi Evropian në këtë drejtim.
“Ende nuk është specifikuar ndonjë ditë kur do të ketë takim. Por shpresoj që nga fudni i gushtit fillimi i shtatorit të ketë dinamikë të shtuar nga BE dhe të ndihmuar nga SHBA”./EO
Fraksion.com