Siri, formohet grupi më i madh ushtarak kundër regjimit të al-Asadit
Me bashkimin e tre grupeve opozitare në “Frontin Kombëtar Çlirimtar” është formuar grupi më i madh ushtarak kundër regjimit sirian të Bashar al-Asadit në Siri.
Sipas informacioneve të marra nga burimet opozitare, tre grupe opozitare pranë Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në Idlib dhe Hama, kanë marrë vendim për t’iu bashkuar Frontit Kombëtar Çlirimtar. Grupet opozitare në fjalë janë “Fronti Çlirimtar i Sirisë”, “Jaysh al-Ahrar” dhe “Suqour al-Sham”.
Përfaqësuesit e grupeve ushtarake kanë dhënë informacione për këtë pjesëmarrje për gazetarët e AA-së, duke u shprehur se me këtë kanë synuar që të mbedhin në një kulm komponentët e ULS-së në Idlib dhe Hama.
Njoftohet se në krye të Frontit të Kombëtar Çlirimtar do të vazhdojë të jetë Fadil Allah al-Hajji.
Fronti Kombëtar Çlirimtar lufton kundër regjimit në Idlib dhe Hama. Së bashku me pjesëmarrjet e fundit, rreth 100 mijë opozitarë u mblodhën nën një kulm dhe me këtë e formuan grupin më të madh ushtarak i cili lufton kundër regjimit të Bashar al-Asadit në Siri.
Fraksion.com