AktualitetBota+Të fundit

Reagimi i ministrit turk për sanksionet: ‘Në Amerikë kemi një pronë; Do ta marrim’

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, nëpërmjet një mesazhi në llogarinë e tij në Twitter ka reaguar ndaj vendimit të SHBA-ve për sanksione ndaj tij dhe ministrit të Drejtësisë, Abdulhamit Gül.

“Në Amerikë kemi një pronë, FETO. Nuk do ta lëmë atje, do ta marrim”, ka shkruar Soylu.

Reagimi i tij erdhi një ditë pasi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se mund të vendosin sanksione ndaj ministrave Soylu dhe Gül, për mos lirimin e pastorit amerikan Andrew Craig Brunson i cili përballet me akuza për terrorizëm në Turqi.

Sanders po ashtu ishte shprehur se do të bllokohen pasuritë e mundshme të dy ministrave në SHBA.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Turqisë, mbrëmë protestoi fuqishëm ndaj vendimit të Departamentit amerikan të Thesarit, duke kërkuar nga administrata amerikane të tërhiqet nga “vendimi i gabuar”.

Brunson u transferua në arrest shtëpiak javën e kaluar, pasi ishte arrestuar në provincën e Izmirit në dhjetor të vitit 2016. Ai akuzohet për spiunazh për PKK-në, e njohur si organizatë terroriste në SHBA dhe Turqi dhe organizatën terroriste FETO, e cila qëndron prapa tentativës për grusht shteti në korrik të vitit 2016, që martirizoi 251 persona dhe plagosi mijëra të tjerë./AA

 

Fraksion.com