AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Po dalin në dritë rrënjët e trashëgimisë sonë kulturore

Kryeministri Rama sot ka bërë publik një lajm në lidhje me trashëgiminë kulturore.

Ai ka publikuar një video ku shfaqet puna në terren e rreth 100 arkeologëve.

Gjatë punimeve për gazsjellësin TAP, është zbuluar një zonë e rëndësishme arkeologjike e panjohur që daton 6 mijë vite para lindjes së Krishtit.

Ky vlerësohet si një zbulim mjaft i rëndësishëm për vazhdimësinë e kombit shqiptar nga antikiteti deri në ditët e sotme.

Për momentin ka ende pak të dhëna rreth atyre që janë zbuluar në këtë aset të çmuar arkeologjik.

Postimin z Rama e ka bërë në profilin e tij në rrjetin social Facebook:

 

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me këto pamje tejet të veçanta nga gërmimet arkeologjike që kryhen në gjurmët e gazsjellësit TAP, ku janë angazhuar 100 arkeologë që po nxjerrin në dritë rrënjë të trashëgimisë sonë kulturore rreth 6000 vjet para Krishtit, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama

Fraksion.com