I nxehti afrikan: Ja sa shkojnë temperaturat sot
Temperaturat e kësaj jave i kanë kaluar vlerat mbi 36 gradë dhe mund të cilësohet si java më e nxehtë e kësaj vere.
Sipas “Meteoalb”, temperatura më e lartë është shënuar dje në Vlorë 36.3°C, por prezenca e lagështirës prej 60%, ka bërë që temperatura të ndjehet 48°C.
Edhe ditën e sotme temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditën do të luhaten në ekstremet termike nga 16 në 38°C.
Gjatë natës vranësirat shtohen në të gjithë vendin duke sjellë shira të dobët në zonat Lindore.
Ndërsa shtrirja bregdetare mbetet me kthjellime e vranësira të herë pas hershme, më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdetin Jugor.
Fraksion.com