AktualitetPolitikëTë fundit

Rama nxjerr video nga Festa e Bostanit: Divjaka, prodhime dhe rilindje turistike

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme ndryshe nga ditët e tjera; me një festë.

Ndërsa ka publikuar një video nga festa e Bostanit në Divjakë, në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Kryeministri thotë  se turizmi dhe prodhimet bujqësore rrisin eksportet.

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me këto pamje nga Festa e Bostanit në Divjakën e rilindur turistike dhe të prodhimeve fantastike bujqësore që rrisin eksportet çdo vit e më shumë, ju uroj një ditë të mbarë 🌹. #smilealbania.”,  shkruan Rama në Facebook.

“Festa e Bostanit” në Divjakë ka mbledhur mijëra pushues në sheshin kryesor të Parkut Kombëtar të Karavastasë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili vlerësoi punën e prodhuesve të zonës.

Fermerët ekspozuan për pushuesit, varietetet e ndryshme të bostanit, gatime me bazë shalqiri dhe pjepri, si, lloje të ndryshme sallatash, tortat me bostan, gliko të ndryshme dhe ëmbëlsira të tjera me këtë bazë.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com