Koloneli amerikan: Largimi i ushtarëve serbë nga FSK-ja është gabim
Koloneli amerikan nga kampi Bondsteel, Nick Ducich, tha se largimi i pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë së Kosovës është gabim.
“Ushtarët janë duke e shijuar bashkëpunimin me ushtarët e FSK-së. Besoj që është gabim për ta që të ndikohen nga presioni të largohen nga FSK-ja”.
“Unë pres që kosovarët dhe serbët me të cilët kam biseduar të qëndrojnë në FSK, sepse ata duan të kenë familjet e tyre këtu, duan që fëmijët e tyre të rriten këtu”.
Këto komente ai i bëri gjatë një takimi që pati sot në Bondsteel me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ç`rast edhe ka bërë të ditur se kreu i qeverisë është kryeministri i parë që ka vizituar Bondsteel./EO
Fraksion.com