AktualitetKosovaTë fundit

Haradinaj i përgjigjet klerikëve serbë: S’ka ndarje të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur klerikëve serbë, të cilët kanë thënë se fundmi se ka plane për ndarje të Kosovës, duke i vlerësuar këto deklarata si spekulime.

Ky reagim i Haradinajt është bërë gjatë një vizite të tij në kampin Bonsteel, ku është takuar me komandantin e këtij kampi, Nick Ducich. Kreu i ekzekutivit falënderoi ushtarët amerikanë për kontributin e dhënë për Kosovën. “Ushtarët amerikanë kanë bërë punë të mirë në Kosovës dhe kam ardhur këtu për t’i falënderuar ushtarët amerikanë për kontributin e tyre”, tha Haradinaj.

Ndërsa, Nick Ducich, komandant në Kampin Bondsteel, ka folur për bashkëpunimin e KFOR-it me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Komandanti amerikan po ashtu ka thënë se vizita e sotme e Haradinajt në Bondsteel është vizita e parë e një kryeministri kosovar në këtë kamp.

Ai ka komentuar edhe largimet e serbëve nga FSK-ja dhe njëherësh iu ka bërë thirrje serbëve që të qëndrojnë në institucionet e Kosovës./TCH

 

Fraksion.com