Thaçi: Për ndarjen s’do të diskutohet; Liqeni i Gazivodës do të mbetet i Kosovës
Presidenti Hashim Thaçi tha se askush nuk mund të detyrojë Kosovën të diskutojë e lëre më të pajtohet më ndarjen e territoriale të vendit, në dialogun me Serbinë në Bruksel.
Ai në një konferencë për medie tha janë shqetësues zërat që flasin për një gjë të tillë, raporton Ekonomia Online.
Thaçi tha se persona që flasin për këto gjëra me apo vetëdije ngrisin idenë e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Ai ka siguruar qytetarët se ndarja e Kosovës nuk do të diskutohet me Serbinë.
“Prandaj ja sot këtu që si president edhe një here t’i siguroj qytetarët se nuk do të ketë që do ta detyrojë Kosovën të diskutojë e lërë më të pajtohet me ndarjen e saj. Siguroj se nuk do të lejojmë lërë të diskutohet e lërmë të pajtohet me ndarje të Kosovës”.
“Janë shqetësues zëra që flasin gjera të tilla, në veçanti kur gjera të tilla po folën edhe nga njerëz që kane legalitet në institucione. Kudo që fliten gjëra të tilla, prej kujtdo që fliten, dhe ata që përhapim lajme të tilla, me apo pa vetëdije po e senzisibliojne idenë e Serbisë ne pretendimin e saj për ndarje të koosvë. Një gjë të tillë s’do të lejojmë as të diskutohet”.
Thaçi ka shtuar se liqeni i Gazivodës ka qenë dhe do të mbetet i Kosovës.
“Gazivoda ka qenë dhe do të mbetet e Kosovës”, tha ai, raporton EO.
I pyetur nëse do të ketë lëvizje të kufijve nëse jo ndarje, pas kërkesës së Luginës se Preshevës për bashkim me Kosovën, Thaçi deklaroi se kjo nënkupton korrigjim të kufijve.
“Kjo paraqet korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”.
Thaçi tha se lajmet për shkëmbim territoresh janë “rrenë e kulluar”.
“Për mua ato janë ‘fake news’, ‘fake news’, ‘rrenë e kulluar’. Do të punojmë si me të gjitha vendet e rajonit. Shpresoj që do ta kemi mbështetjen e NATO-s”.
Thaçi kur foli për kërkesën e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, potencoi se kjo temë nuk është tabu për të.
“Kjo temë dhe kërkese e tyre nuk është me tabu për mua. Askush mos të derdh lot krokodili për qytetarët atje dhe ne të njëjtën anë cenon vullnetin e tyre”.
Thaçi deklaroi se do të punojnë fuqishëm që marrëveshja finale të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve.
Sipas tij, marrëveshja finale do të këtë kuptim vetëm kur të përmbyllet me njohje reciproke dhe mundësinë e menjëhershme të anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe në të gjitha organizata tjera ndërkombëtare.
“Ka zëra që potencojnë se nuk është koha e dialogut nuk është koha për marrëveshje apo duke mos bërë marrëveshje e vonojmë Serbinë, është e kundërta. Nuk kemi kohë për të humbur, kjo nuk është çështje e individit”.
Fraksion.com