Rishfaqet Saimir Tahiri; Ja pse shkoi në parlament
Tahiri është parë sot në ambientet e Parlamentit ku ka marrë pjesë në homazhet e Luan Hajdaragës, ish-ministrit të PS i cili ndërroi jetë ditën e djeshme.
I larguar prej muajsh nga politika aktive dhe pasi i dha fund endjes nëpër dyer Prokurorish e Gjykatash, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur të rishfaqet me look të ri.
Tahiri duket i veshur sport, me xhinse e xhaketë dhe me mjekër, një detaj i pazakontë ky për ish-ministrin e Brendshëm.
Ai i ka bërë nderimet e fundit themeluesit të PS-së, që u nda nga jeta një ditë më parë dhe gjithë kohën ka qenë i shoqëruar nga ish-deputeti i PS-së, Piro Lutaj.
Ndonëse nuk është më deputet i PS, ish-ministri vazhdon mbetet një figurë e rëndësishme në këtë parti dhe me ç’duket, Hajdaraga, ishte personalitet i dashur për të.
Fraksion.com