Rama nxjerr videon: Kujdes nuk është 3D, por realitet
Kryeministri Edi Rama së bashku me mirmëngjesin e tij të zakonshëm ka publikuar sot në profilin e tij në rrjetin social Facebook projektin e ri të Programit Kombëtar 100 FSHATRAT.
Kryeministri thotë se ky program do të rrisë kapacitetet turistike të Shqipërisë dhe krijojë 100 modele të reja zhvillimi ekonomik e social në fshat.
“Mirëmëngjes,me këtë projekt të Programit Kombëtar 100 FSHATRA (kujdes nuk është 3D po realitet ), program që në kuadrin e Rilindjes Rurale, do të rrisë kapacitetet turistike të Shqipërisë dhe krijojë 100 modele të reja zhvillimi ekonomik e social në fshat, nga veriu në jug, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
Fraksion.com