AktualitetBota+Të fundit

Malajzianët mbledhin 41 milionë dollarë për pagesën e borxhit të jashtëm

Përmes një komunikate të shkruar Ministria e Financave të Malajzisë bën të ditur se shuma e parave që janë mbledhur nga populli brenda dy muajve me anë të “Fondit të Shpresës” ka arritur në 41 milionë dollarë.

Ministri i Financave, Lim Eng, tha se qeveria nuk ka vendosur ndonjë objektiv lidhur me sasinë e parave që do të mblidhen, duke shtuar se donacionet do të përdoren në interes të vendit.

Qytetarët malajzian vetëm ditën kur u aktivizua fondi, kishte dhuruar 1.76 milionë dollarë.

Aktualisht Malajzia ka 252 miliardë dollarë borxh të jashtëm, i cili është bartur nga periudha e ish-kryeministrit, Nexhip Rezak dhe në kuadër të masave shtrënguese në vend, pagat e ministrave ishin reduktuar për 10 për qind./Gekonomia

 

Fraksion.com