AktualitetTë fundit

Zjarre edhe në pyjet e Suedisë

Qendra Koordinuese Euro-Atlantike për Reagimin ndaj Fatkeqësive (EADRCC) e NATO-s ka marrë një kërkesë për ndihmë,  më 25 korrik 2018,  për të luftuar zjarret edhe në pyjet e  Suedisë.

Gjatë disa javëve të fundit, Suedia ka përjetuar temperature atipike të larta dhe pa reshje. Kjo ka rezultuar të sjellë shumë thatësirë në pyje dhe në të gjithë vendin. Rreziku i zjarreve në pyje është jashtëzakonisht i lartë në pjesën më të madhe të vendit, nga jugu në veri.

Suedia ka përjetuar shumë zjarre në pyje gjatë kësaj periudhe. Aktualisht janë rreth 40 zjarre aktivë në pyje dhe numri është në rritje të vazhdueshme. Të tre zjarret më të mëdha mbulojnë mbi 20 000 ha.

Kushtet e motit nuk po favorizojnë  shuarjen e tyre. Në fund të kësaj jave, temperaturat ishin të larta dhe parashikimi i motit nuk tregon pë rreshje.

Fraksion.com