Takime sekrete mes SHBA dhe talebanëve
Shtetet e Bashkuara duket se po ndryshojnë kursin në politikën për Afganistanin. Ata po kërkojnë bisedime direkte me talebanët radikal-islamikë.

Islamistët nuk duan të flasin me Kabulin
Që para dy javësh, “New York Times” kishte raportuar se administrata e Donald Trumpit kishte udhëzuar diplomatët kryesorë për të kërkuar bisedime direkte me talebanët për t’i dhënë fund luftës në Afganistan. Deri më tani, Uashingtoni kishte theksuar se talebanët duhet të negocionin me qeverinë në Kabul. Një proces paqeje duhet të zhvillohet nën drejtimin afgan. Islamistët e refuzojnë dialogun me qeverinë afgane si një qeveri marionetë.
Në qershor talebanët dhe qeveria e Kabulit arritën të mbanin një paqe treditore. Luftëtarë talebanë të paarmatosur dhe ushtarë shiheshin bashkë në rrugët e Kabulit dhe qytete të tjera. Një armëpushim i ri parashikohet më 22 gusht./DW
Fraksion.com