AktualitetTë fundit

Ndërron jetë ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga

Ka ndërruar jetë ish-ministri dhe ish deputeti socialist Luan Hajdaraga në moshën 69-vjeçare.

Pas një beteje me sëmundjen e papritur Hajdaraga nuk ka arritur t’ja dalë.

Në mars të këtij viti ai pësoi goditje në tru teksa po udhëtonte me makinë nga Maqedonia në Shqipëri.

Mjekët thanë se Hajdaraga kishte pësuar ishemi masive në tru. Ai pësoi paralizë në gjysmën e trupit por fitoi vetëdijen shumë shpejt pas goditjes.

Me gjithë trajtimet disa-mujore, ai ka ndërruar jetë këtë të hënë në urgjencën e QSUT-së para pak minutash.

 

Kush ishte Luan Hajdaraga

Luan Hajdaraga ka qenë një figurë mjaft e njohur e politikës shqiptare nga shembja e komunizmit deri më sot. Ai ka mbajtur një seri postesh të larta qeveritare dhe partiake në PS, si dhe ka qenë edhe deputet i kësaj force politike. Nga viti 1998 deri në vitin 2000 ai ka qenë dhe ministër i Mbrojtjes. Hajdaraga për shumë vite ka qenë edhe nënkryetar i PS.

 

Fraksion.com