Life StyleTë fundit

Ja si ka ndikuar eklipsi hënor te shenjat e horoskopit

Zgjati rreth 2 orë eklipsi më i gjatë i “Hënës së përgjakur” për këtë shekull.

Gjatë eklipsit total, sateliti natyror i Tokës u mbulua nga një hije e kuqe dhe shqiptarët ishin pjesë e vendeve që mundën ta shihnin eklipsin e plotë.

Mirëpo eklipsi hënor përmbys gjithë parashikimet për shenjat e horoskopit.

Kjo pasi ai lë pasoja karmike për ne individualisht dhe për shumë popuj në vështirësi sot fillon një mundësi për të rregulluar pasojat.

Sipas astrologes Meri, mërkuri i kundërt do luajë kartat për ne, por gjithmone me një dorë nga e kaluara që vjen si mundësi apo si kujtesë.

Ja si do të ndikojë ky eklips tek fati i gjithë shenjave:

Dashi do ketë anullim planesh dhe vonesa në marrjen e vendimeve si dhe paqartësi në jetën personale.

Demi do ketë ngatërresa në familje apo në çështje udhëtimesh, ndërtimesh apo bisedash familjare.

Binjakët do kenë keqkuptime në planet apo në sindonim më të tjerët. Kujdes nga mesazhet që merrni, këto ditë mund të merrni krejtësisht mesazhin e gabuar.

Gaforrja do duhet të bëjë një rrugëtim të vështirë duke u ngjitur në maj e duke rrëshqitur prapë poshtë sidomos në çështjet ekonomike e personale.

Luani ka për detyrë të sqarojë sjelljen dhe vendimet dhe lëvizjet e tij. Do ketë takime të rëndësishme, por edhe shumë anullime takimesh e mundësish.

Virgjeresha do përmbahet me vështirësi para një prapaskene apo një kundërshtari që duket se vërtet po e pengon dhe nervozon.

Peshorja do takohet me miq apo të njohur nga e kaluara duke përjetuar momnte të këndshme por edhe të vështira pasi i përkasin të kaluarës.

Akrepi do rikthehet edhe një herë në qendër të vëmendjes për të rregulluar vendimet e gabuara apo marrëveshjet e gabuara. Do rikthehen njërëz të fuqishëm nga e kaluara.

Shigjetari do rishikojë edhe një herë mundësinë për të kontaktuar më fuqishëm me punë apo njerëz që jetojnë larg duke zgjeruar mundësinë për ndryshim. Kujdes me problemet ligjore.

Bricjapët do jenë konfuzë në lidhje me ndjenjat si edhe me detyrimet apo peshën morale të një marrëdhënie pune apo personale.

Ujorët do kenë përballë njerëz konfuzë që i rikujtojnë situatat apo bashkëpunime nga e kaluara jo shumë pozitive. Kujdes, në martesë ka problem.

Peshqit do kenë vonesa dhe pengesa në jetën e përditeshme dhe rutina e puna do bëhen më të lodhshme dhe me keqkuptime./noa.al

 

Fraksion.com