Ikea: Dizajn afrikan për mobilje evropiane
Dizajnerë afrikanë pasurojnë koleksionin e ri të Ikeas për vitin 2019. Prodhimet e tyre janë të frymëzuara nga traditat dhe motivet e disa vendeve afrikane.
Issa Diabaté, arkitekt nga Bregu i Fildishtë, ka dizajnuar një karrige druri, për të cilën nuk nevojiten as vida dhe as tutkall. Ai thotë se këtë karrige njerëzit mund ta bëjnë vetë kudo në botë.
Issa Diabaté thotë se përvoja e bashkëpunimit me Ikea-n ishte për të një përvojë mjaft e mirë, sepse ai tani do të fillojë të dizajnojë mobilje ekonomike për të rinjte në Bregun e Fildshtë.
Dizajneri afrikano-jugor Laduma Ngxokolo ishte deri tani i njohur për pulovrat, xhaketat apo jelekët prej leshi dhe mëndafshi të bazuara tek motivet e grupit etnik xhoza. Tani për koleksionin e ri të Ikeas ai dizajnoi jastëkë zbukurimi si dhe qilima.
Riciklimi luan një rol të madh në Afrikë, sepse njerëzit për shkak të mungesave përdorin e ripërdorin materiale të ndryshme për të bërë çanta, qilimë apo rrugica.
Hend Riad dhe Mariam Hazem nga Egjipti kanë dizajnuar çanta me thurje, për të cilat përdorin qeset e vjetra të paketimeve të kafesë apo të çipsave.
Fraksion.com