Dy nga tre e emigrantëve të ardhur në Evropë janë të punësuar
Në vitin 2017, shkalla e punësimit në vendet e Bashkimit Evropian ishte 63 për qind në mesin e emigrantëve të lindur jashtë BE-së, me 73 për qind në mesin e popullsisë vendase.
Për emigrantët e lindur jashtë vendeve BE-së, niveli i punësimit në Republikën Çeke ishte më i larti me 79.4 për qind, pasuar nga Rumania me 76.3 për qind, Portugalia me 74.5 për qind dhe Polonia me 73 për qind.
Sipas Eurostat, shkruan Telegrafi, në vendet anëtare të BE-së, Britania e Madhe raportoi nivelin më të lartë të punësimit për emigrantët e lindur jashtë BE-së ishte 83.6 për qind, ndjekur nga Portugalia me 82.7 për qind, Suedia me 80.7 për qind dhe Estonia me 80.2 për qind.
Në të kundërtën, Greqia ka regjistruar shkallën më të ulët të punësimit për emigrantët me 58.1 për qind, ndërsa Belgjika kishte nivelin më të ulët me 52 për qind.
Fraksion.com