Life StyleTë fundit

Disa njerëz nuk duhet të hanë shumë proteina: A jeni ju njëri prej tyre?

Fillimisht ishte pa yndyrë. Pastaj ishte me sa më pak karbohidrate. Po tani ? Shumë proteina. Nuk mund të shkosh në një seksion të supermarketit  pa kërkuar makarona, akullore, biskota, bukë, madje edhe birrë me sasi proteine të lartë.

Nuk është sekret që proteinat janë të rëndësishme. Ndihmojnë ndërtimin e muskujve, të bëjnë të ndihesh plot dhe mbi të gjithaë të mbajnë gjallë. Megjithatë jo në çdo rast sepse E rezultati ndikon në shëndetin e sistemit tonë tretës.

 

Çfarë lidhje ka sistemi tretës?

Përpara se të fillosh një dietë të pasur me proteina duhet të shohësh nëse stomaku yt arrin ta përballojë. Pse? Sepse ushqimet shtazore të pasura me proteina si bifteku apo vezët përmbajnë kolinë dhe karnitinë. Kolina është një ushqyes shumë i rëndësishëm që siguron funksionin e duhur të qelizave, trurit dhe sistemit nervor, kurse karnitina ndihmon trupin të prodhojë energji.

Pra, cili është problemi? Në momentin që këto lëndë futen në kanalet e sistemit tretës, baktere të caktuara i shpërbëjnë në të tjera më të vogla të quajtura trimetilamina (TMA). Më pas, TMA shkon drejt mëlçisë ku kthehet në TMAO. Pas kësaj situate bëhet më e nderlikuar që kërkojnë studime të mëtejshme. Megjithatë, disa prej tyre kanë lidhur TMAO me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe veshkave, madje dhe të diabetit të tipit 2.

Një studim i vogël u zhvillua në 18 veta (8 prej të cilëve ishin vegjetarianë) që merrnin çdo ditë suplemente koline për 2 muaj. Në të dy grupet, atë vegjetarian dhe atë jo vegjetrian, niveli i TMAO ishte 10 herë më i lartë dhe gjaku i pjesëmarrësve u bë më i favorshëm për koagulim dhe formimin e trombozave.  Thënë ndryshe, kolina dukej të rriste TMAO, e cila, si pasojë, rriste rrezikun e trombozave në gjak.

 

Pra duhet të kthehemi totalisht vegjearianë?

Përpara se të frikësoheni për omletën që konsumuat këtë mëngjes, duhet të dini se përfundimet nuk janë të sigurta për rolin e TMAO. Jo të gjithë janë dakord në këtë rol të ushqimeve të pasura me kolinë dhe karnitinë. Për shembull, të tjera studime tregojnë se konsumimi i vezëve të paktën njëherë në ditë nuk rrisin në fakt rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Disa kërkues mendojnë se më shumë ka lidhje me llojin e bakterieve që individët kanë në sistemin e tyre tretës. Në një studim, edhe vegjetarianëve, edhe jovegjetarianëve iu dha një biftek 250 gr dhe supplement karnitine dhe më pas u pa niveli i tyre i TMAO. Studiuesit panë se karnivorët kishin sasi të lartë TMAO, kurse partnerët e tyre në studim, vegjetarianët, jo.  Më pas ata u dhanë mishngrënësve antibiotikë për të alternuar bakteret e tyre në sistemin tretës dhe, kur i ushqyen sërish biftek, gjetën shumëmë pak TMAO në gjakun e tyre. Kjo sugjeron se bakteret janë një faktor madhor në sa TMAO prodhon truri. Sa më pak produkte kafshësh konsumon, aq më e vogël është mundësia që të kesh këtë bakter.

Pra, përapa se të filloni një dietë karnivore, bëni mirë të kontrolloni mokrobiomën tuaj, aktivitetin e mikrobeve tuaja. Kjo ju ndihmon të kuptoni se sa proteina mund të përballojë trupi juaj dhe nëse duhet të largoni mishin dhe vezët për pak kohë./9gag

 

 

Fraksion.com