Depozitat në valutë i rikthehen rritjes në qershor, por kursimet e shqitarëve kanë rënë me 225 milionë euro në 6 muaj
Pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për të dekurajuar kursimet në euro ato i janë rikthyer sërish rritjes në muajin qershor, të udhëhequra nga individët.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave në sistemin bankar arriti në 973 miliardë lekë, duke u rritur me 5 miliardë lekë, ose rreth 0.5% në krahasim me muajin e mëparshëm. Kjo është rritja e parë pas 7 muajsh radhazi që kursimet kishin shënuar vetëm rënie.
Kursimet në lekë u rritën me vetëm 860 milionë lekë në raport me majin, teksa individët vijojnë të reduktojnë kursimet me afat në lekë. Depozitat në afat në lekë kanë vijuar rritjen që ka nisur prej gati 7 vitesh, që kur Banka e Shqipërisë filloi uljen e normës bazë të interesave bazë, që u shoqëruame uljen e normës së kthimit nga depozitat, që aktualisht është më pak se 1% në vit për depozitat 12 mujore.
Kursimet në valutë, në të kundër në maj u rritën me 4.1 miliardë lekë në krahasim me muajin e mëparshëm, si rrjedhojë e rikthimit të depozituesve individë. Pesha e depozitave në valutë në fund të qershorit ishte 52.8%. Që prej muajit shkurt, Banka e Shqipërisë nisi një fushatë për deeuroizimine ekonomisë, që të dekurajonte përdorimin e euros, por sërish monedha e përbashkët mbetet e preferuara e kursimtarëve shqiptarë.
Në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, depozitat në total janë ulur me 28 miliardë lekë, ose rreth 225 milionë euro, ku gjysma e rënies ka ardhur nga valuta dhe gjysma nga kursimet në lekë.
Shqipëria vlerësohet që ka nivelin më të lartë të kursimeve në rajon. Në fund të muajit qershor ato ishin të barabarta me rreth 60% të Prodhimit të brendshëm bruto, nga rreth 40% që është mesatarja e rajonit. Megjithatë, në krahasim me disa vjet më parë, kur depozutat në Shqipëri ishin rreth 70% të PBB-së ka një rënie të dukshme./Monitor
Fraksion.com