Rama: Vetingu ilaç për gjarpërinjtë
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet ashpër akuzave të përsëritura të opozitës se kryeministri Edi Rama po bën ç’është e mundur për të kapur drejtësinë edhe nëpërmjet procesit të Vettingut,
“Vettingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes! Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut.
Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli”, e përfundon statusin e tij në Facebook, kryetari i qeverisë.