Papa Françesku: Trafikimi me njerëz, krim i turpshëm
Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku i bëri thirrje mbarë botës t’i kundërvihet “krimit të turpshëm” të trafikimit me qenie njerëzore.
Në adresimin e tij të rregullt para mijëra besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku tha se trafikimi me njerëz shpesh lidhet me kontrabandimin e emigrantëve.
Ai dënoi ashpër kontrabandimin me fëmijë dhe të rritur, të cilët përfundojnë si skllevër me punë të detyruar, në industrinë seksuale dhe trafikimit me organe njerëzore.
“Kombet e Bashkuara të hënën do t’ia kushtojnë inkurajimit të luftës kundët trafikimit. Trafikantët, madje shfrytëzojnë edhe rrugën e emigrantëve për abuzimin e viktimave”, ka thënë Papa Françesku.
Ai ia tërhoqi vëmendjen opinionit se viktimat e kontrabandimit me njerëz ndodhen në të gjitha mjediset, përfshirë edhe Romën ku ndodhet Selia e Shenjtë. Kështu ai paralajmëroi për problemin gjithnjë e një rritje të prostitucionit në Romë./AA
Fraksion.com