Lirohet nga burgu palestinezja Ahed Tamimi
Një adoleshente palestineze, e cila u filmua vjet duke i rënë me shuplakë dy ushtarëve izraelitë, është liruar nga burgu të dielën.
17 vjeçarja Ahed Tamimi u lirua së bashku me nënën e saj. Ato ishin dënuar secila me nga tetë muaj burg. Videoja e incidentit në dhjetor, kur Tamimi ishte 16 vjeç, u përhap shpejt në internet dhe e bëri atë një heroinë dhe simbol të rezistencës së palestinezëve ndaj okupimit të Izraelit.
Mbështetësit përgatitën festime për kthimin në fshatin e saj Nabi Salih në Bregun Perëndimor.
Të shtunën, autoritetet izraelite arrestuan dy italianë dhe një palestinez, të cilët po pikturonin një murale gjigande të Tamimit në një mur ndarës në Bregun Perëndimor, në zonën e pushtuar të Betlehemit.
Policia kufitare izraelite tha në një deklaratë se të tre u arrestuan për shkak se ata “pikturuan pa marrë leje mbi mur dhe kur policët kufitarë morën masa për t’i arrestuar, ata u përpoqën të arratiseshin”.
Fraksion.com