Kapshticë, bllokohen 10 ton miell nga Greqia
Bllokohen në pikën doganore të Kapshticës 10 ton miell qe vinte nga Greqia. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se ka konstatuar dhe bllokuar ngarkesën në fjalë me miell gruri për shkak se kishte parregullsi në dokumentacion.
AKU bën me dije se të dhënat sipas dokumentave shoqërues nuk korrespondojnë me të dhënat në etiketë e kundraetiketë të produktit.
“Trupa inspektuese e AKU-t në Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatoi se një subjekt, i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raporti i analizës.
Miellit i është bërë kontrolli fizik dhe rezultoi se ky produkt nuk kishte numër loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25 kg, por vetëm një kundraetiketë të ngjitur në gjuhën greke, pa përkthim në gjuhën shqipe.
AKU bëri me dije se pas ndjekejs së procedurave doganore meilli do të kthehet në origjinë pra në Greqi.
AKU tha se i inkurajon qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.
Kohët e fundit AKU ka bllokuar sasira të mëdha mishi me prejardhje nga brazili fhe që konsiderohen të dëmshme për shëndetin. Mediat kanë denoncuar shpesh raste ë mishit të pakontrolluar apo tregtimit të bukës jashte standarteve të deklaruara.
Fraksion.com