Indi, rritet numri i viktimave nga reshjet e dendura të shiut
Është rritur në 64 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat përfshinë shtetin Uttar Pradesh të Indisë. Sipas “Hindustan Times”, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë përfshirë rajonet e ndryshme të provincës për tre ditë, 64 persona e kanë humbur jetën ndërsa 54 të tjerë janë plagosur.
Më tej thuhet se 385 shtëpi në rajon kanë pësuar dëme ndërsa 28 kafshë kanë ngordhur.
Kryeministri i shtetit Uttar Pradesh, Yogi Adityanath urdhëroi nisjen e hetimeve për shtëpitë dhe ndërtesat e dëmtuara.
Qeveria po ashtu njoftoi se do të ofrojnë ndihma financiare për të afërmit e atyre që humbën jetën në fatkeqësi si dhe për të plagosurit dhe shtëpitë e të cilëve kanë pësuar dëme.
Në deklaratën nga institucionet zyrtare thuhet se më shumë se 500 persona e kanë humbur jetën ndërsa afro 200 të tjerë janë plagosur si pasojë e shirave mosun që kanë përfshirë shtetin që nga 1 qershori./AA
Fraksion.com