Deputeti i PD, Bylykbashi: Kriminelët e komunizmit tek portat e Drejtësisë
Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së ka zbuluar sot një tjetër fakt për Reformën në Drejtësi dhe për Vettingun.
Në një postim në Facebook, ai shkruan se sot mund të kthen në sistemin e drejtësisë ata hetues dhe gjyqtarë të komunizmit që kanë dhënë dënime me vdekje.
Sipas tij PD në kohën që është bërë reforma e ka propozuar që kjo të mos ndodhte, por është refuzuar nga Rilindja.
Postimi i Bylykbashit në FB:
“Kriminelet e komunizmit tek portat e Drejtesise
Nje ish-gjyqtar qe denoi me vdekje apo burg shqiptaret per “krime” politike ne kohen e komunizmit sot ka te drejte te rikthehet ne sistemin e drejtesise. Keta nuk i pengon vetingu.
Nje ishprokuror qe kerkoi denimin maksimal per “krime” politike kunder diktatures komuniste, sot ka te drejte te kthehet ne sistemin e drejtesise. Keta nuk i pengon vetingu.
Nje ish-hetues i kohes se komunizmit qe torturoi e ndoshta vrau gjate tortures, te akuzuarit per “krime” politike ne kohen e diktatures komuniste, sot ka te drejte te kthehet ne sistemin e drejtesise. Keta nuk i pengon vetingu.
Bijte e bllokut refuzuan me voten e tyre ne 2016 kerkesen e opozites qe me ligj te pengoheshin keta monstra te represionit komunist nga rikthimi si gjyqtare, prokurore apo drejtues te sistemit te Drejtesise demokratike.
Shembulli me revoltues sot eshte Ardian Dvorani, qe qendron i fshehur nen mandatin e gjyqtarit te gjykates se Larte e per te rreshqitur me pas me zdredha drejt Gjykates Kushtetuese edhe pse e kaluara e akuzon si prokurori qe kur Komunizmi ishte ne grahmat e tij te fundit ne 1990, kerkoi 15 vjet burg per ata qe rrezuan bustin e Diktatorit ne Shkoder.
Ama sot, nje gjyqtar apo prokuror, nuk lejohet te qendroje me ne sistem nese eshte i korruptuar, edhe pse nuk ka denuar me vdekje apo nuk ka torturuar. Kjo eshte shume e drejte.
Por a eshte denimi me vdekje apo me burg vetem pse ke kerkuar liri dhe demokraci, krim me i lehte se korrupsioni? Aspak, sepse sado i rende e i papranueshem eshte krimi i korrupsionit, keta monstra kane kryer krime kunder njerezimit!
Lustracioni ketyre krimineleve eshte domosdoshmeri! Po nuk ju pelqeu termi lustracion, le ta quajme veting, boll te pengohen e te mos na gjykojne me kriminelet e komunizmit.”
Fraksion.com