Athinë: Rritet në 91 bilanci i viktimave nga zjarri; 25 të zhdukur
Një javë pas zjarrit tragjik në Athinë, autoritetet helene kanë dalë me një shifër zyrtare të personave të cilët rezultojnë të humbur, por edhe të viktimave.
Sipas Brigadës së Zjarrfikësve zyrtarisht 25 persona janë shpallur të humbur, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 91.
Zëdhënësja Stavroula Malkirit, pas gjashtë ditëve të hulumtimit por edhe presionit të mediave njoftoi se autoritetet po kërkojnë ende 25 persona nga zjarri shkatërrues i 6 ditëve më parë.
Përveç kësaj, ajo zbuloi se 4 persona të tjerë të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv të spitalit të Atikës kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e viktimave në 91.
Ndërkohë dëmet materiale nga zjarri janë ende të pallogaritshme, ndërsa zona e Matit në Athinë tashmë i ngjan një zone fantazme.
Autoritetet e vendit fqinje vazhdojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.
Fraksion.com