Sinoptikanët: Ja se çfarë do të ndodhë me motin pas të dielës; Parashikohet nxehtësi përvëluese
Temperaturat në këtë fund korriku dhe fillimin e Gushtit janë premtuese për ata që duan të pushojnë në breg të detit. Sipas sinoptikanëve, mesdita e të dielës sjell rritje të ndjeshme temperaturash.
Moti në fund- korriku: Fundjava mbetet me kthjellime në gjithë Shqipërinë deri në orët e pasdites kur vranësirat shtohen në zonat malore KU priten rrebeshe të përkohshme shiu ndërsa shira të izoluar rrezikojnë zonat Qendrore. Dy ditët e fundit të muajit, paraqiten në kushte të ngjashme atmosferike. Temperaturat janë rritur lehtë dje dhe sot por rritje të ndjeshme sjell mesdita e së dielës, rritje që vijon dhe javën e parë të gushtit. Sakaq, duke folur per Tv Klan, meteorologia Tanja Porja tha se e diela rikthen te nxehtin afrikan ne Shqipëri pas shiut dhe temperaturave të ulëta të ditëve të fundit. Vapa përvëluese parashikohet të zgjasë më shumë se një javë. Kjo mund te jetë dhe java me nxehte e kësaj vere, sipas sinoptikanëve. Deri në fund te tij, Gushti parashikohet të ketë mot të ngrohtë, por nuk përjashtohet mundësia e një valë të nxehti afrikan para ditëve të Shtatorit.
Valët e nxehtësisë: numri, kohëzgjatja dhe ashpërsia e valëve të nxehtësisë janë rritur dukshëm në dekadat e fundit dhe parashikimet afatgjata vlerësojnë shpeshtim e ashpërsim të treguesve të nxehtësisë, në të ardhmen. Vala e nxehtësisë është ngjarje atmosferike por ndikimi i saj në jetën njerëzore është shumë i madh. Vala e nxehtësisë është quajtur edhe “vrasësi i heshtur” pasi numri i jetëve të humbura nga valët e të nxehtit, tejkalon dukshëm numrin e fataliteteve për shkak të acarit, rrufeve, uraganëve, përmbytjeve por edhe tërmeteve.
Vala e të nxehtit gjatë vitit 2003 në Europë, shkakoi në gjithë Europën 70 mijë fatalitete. Nxehtësia goditi sërisht Europën në vitin 2006 por numri i fataliteteve thuajse u përgjysmua si pasojë e sistemeve të Mini-stuhi tropikale Nesër më nxehtë se sot, ja ë’thonë meteorologët alarmit dhe fushatave sensibilizuese me komunitetin. Popullsia u informua mbi cfarë duhet dhe nuk duhet bërë në ditët kur temperaturat arrijnë mbi 32°C.
Qënia i përgatitur, solli ndryshimin e madh në ndikimin e “vrasësit të heshtur” gjatë kalimit në kontinentin Europian.
Fraksion.com