Rama: Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodhin e korrupsionit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në profilin e tij në rrjetin social facebook për procesin e Vettingut.
Rama thotë se procesi vazhdon me sukses duke goditur në kokë oktapodhin e korrupsionit degjenerues në drejtësi dhe se opozita hidhet përpjetë pas çdo goditjeje.
“Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodhin e korrupsionit degjenerues në drejtësi. Po për fatkeqësinë e zgjedhësve të saj që e mbështesin Vetingun, njësoj si gjithë qytetarët e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje”, shkruan Rama duke shtuar hashtagun Humbës pa Pikë Dinjiteti.
Fraksion.com