Patozi për teatrin: Lajmëtari i luftës civile nuk kupton
Nga Astrit Patozi
“LUFTA” SHTYHET PËR NË SHTATOR
Ilir Meta bëri mirë që e ktheu ligjin për teatrin. Nuk po i futem arsyeve kushtetuese dhe juridike, por në finale, kjo qeveri ka nevojë që herë pas here dikush t’ia ndalë revanin e vet, në atë që çfarë i sheh syri i zë dora.
Edhe sikur presidenti të mos e ketë kthyer fare për këtë shkak, por për të dhënë një mesazh tjetër, ai prapë është një gjest që ia vlen.
Por problemi është se refuzimi i Ilir Metës është një betejë e vogël, me të cilën nuk mund të quhet e fituar lufta.
Sepse i bie që ai të ketë shpëtuar vetëm gushtin nga fadromat mbi teatrin, por shtatori vjen gjithmonë shpejt.
Dhe këtë e dinë të gjithë, që nga ai që shpalli sot dekretin, e deri tek punetorët e skenës dhe pastrueset e teatrit.
I vetmi që nuk kupton asgjë në këtë histori është ai që paralajmëron luftë civile, i cili sot pasdite duhet të ketë marrë frymë i çliruar, se te paktën verën mund ta hajë rehat dhe t’i bëjë ku të dojë pushimet.
Kur të kthehet pastaj, ka vetëm dy mundësi: Ose të rrëmbejë armët, ose të hakërrehet prapë, siç bëri me Fatmir Xhafën.
Te cilit i tha se do të kalonte vetëm mbi trupin e tij për të shkuar në zyrë.
Deri tani, Fatmiri ka kaluar vetëm dy herë përsipër…”