Në Sarandë një nga jahtet më të mëdhenj në botë
ZCEU9, një prej jahteve më luksozë në botë me flamur të ishujve Bermude dhe pronar rus, ka prekur ujrat e Portit të Sarandës, një vit pasi është ndërtuar.
Anija do të blejë 840 mijë litra naftë në portin shqiptar. Deri tani, 36 autobotë nafte kanë filluar shkarkimin për furnizimin e anijes. Furnizimi pritet të vazhdojë deri në orët e mëngjesit.
Kjo ishte ndalesa e parë ndërkombëtare që jahti luksoz me pamje të pazakontë kryen që pas regjistrimit të tij në portin e Hamiltonit.
Sipas mediave jahti i përket miliarderit rus Andrey Melnichenko. Jahti lundrues A, ka një gjatësi 144 metër dhe një vlerë që shkon në 500 milionë dollarë. Ai është 91 metër i lartë, duke kaluar kështu edhe Statujën e Lirisë.
Drejtuesi i “Eurochem” posedon dy jahte luksoze që arrijnë vlerën e 1 miliard dollarëve. Sipas Forbes, ai renditet i 88-ti në botë për nga pasuria.
Fraksion.com