AktualitetBota+Të fundit

Jep dorëheqjen kardinali amerikan: Akuzohet për abuzim seksual me adoleshentë

Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e një kardinali të shquar amerikan, i cili është akuzuar për abuzim seksual me një adoleshent rreth 50 vite më parë.

Theodore McCarrick, 88 vjeç, një ish-kryepeshkop i Uashingtonit, është pezulluar edhe nga detyrat publike në pritje të një gjyqi.

Muajin e kaluar, zyrtarët e kishës amerikane thanë se akuzat ishin të besueshme. McCarrick ka thënë se nuk i kujtohet ky abuzim.

McCarrick ishte një nga kardinalët më të shquar të Shteteve të Bashkuara dhe është një nga udhëheqësit katolikë më të lartë që ballafaqohet me akuza për abuzim seksual.

“Papa Françesku pranoi dorëheqjen e kardinalit dhe ka urdhëruar pezullimin e tij nga ushtrimi i çdo shërbimi publik, së bashku me detyrimin për të qëndruar në një shtëpi për një jetë lutjeje dhe pendese derisa akuzat e bëra kundër tij të ekzaminohen në një gjyq të rregullt kanonik”, lexohet në një deklaratë të Vatikanit.

McCarrick mendohet se ka abuzuar me adoleshentin gjatë punës si prift në Nju Jork, në fillim të viteve ‘70. Pretendimet u bënë publike në qershor nga Kryepeshkopi aktual i Nju Jorkut, Kardinali Timothy Dolan. Ai tha se një agjenci e pavarur ligjore kishte hetuar akuzat. Një bord rishikimi, duke përfshirë ekspertë ligjorë, psikologë, prindër dhe prift, i gjeti akuzat “të besueshme dhe të vërtetuara”.

Disa prej burrave kanë thënë se Z. McCarrick i detyroi ata të bënin marrëdhënie seksuale me të në një shtëpi në plazh në Nju Xhersi, ndërsa studiuan për prift.

McCarrick u bë prift në 1958 dhe më pas punoi në Nju Jork para se të bëhej kryepeshkop i Uashingtonit në mes të viteve 2001 dhe 2006.

Pavarësisht se ka dalë zyrtarisht në pension, ai ka vazhduar të marrë pjesë në ngjarje jashtë vendit, duke përfshirë ato që fokusohen në çështjet e të drejtave të njeriut.

 

Fraksion.com