Rama: Llumit dhe zullumit nëpër zyra po i vjen fundi
Kryeministri Edi Rama, në mirmëngjesin e përditshëm pë ndjeksit e tij në Facebook, sot sjell pamje nga zyrat e shërbimeve për qytetarët.
Rama thotë se ka ende llum dhe zullum, por thotë se çdo ditë po bëhet nga një hap.
Kryeministri shkruan se ky do të jetë mandati i një ndryshimi rrënjësor të shtetit në shërbim të njerëzve.
“Mirëmëngjes, dhe duke ju thënë të gjithëve, po shumë e drejtë, ka ende llum e zullum në zyrat e shërbimeve për qytetarët, ju them po ashtu se është po kaq e vërtetë se po bëhet përditë një hap, në çdo drejtim, që ky të jetë mandati i një ndryshimi rrënjësor të shtetit në shërbim të njerëzve të zakonshëm! Ditë të mbarë“, shkruan Rama.
Në videon më poshtë që ka postuar kryeministri Rama janë pamjet ku dëshmohet ndryshimi në zyrat në shërbim të qytetarëve.
Fraksion.com