Qeveria e Athinës: Zjarret ishin të qëllimshme
Në një intervistë për mediat, zëdhënësi i qeverisë greke, Dhimitris Tzanakopoulos ka deklaruar se kryeministri Alexis Tsipras ka urdhëruar që të hetohen plotësisht shkaqet e zjarreve vdekjeprurëse që kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve në periferinë e Athinës.
Ndërsa nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Toskas, duke shpjeguar video dhe të dhëna nga disa shërbime satelitore të vendit dhe amerikane, ka theksuar se ekzistojnë prova serioze për zjarrvënie të organizuar.
“Sa i përket hetimeve që po bëhen nga grupi hetimor i Departamentit të Zjarrfikësve në bashkëpunim me Policinë Greke, do doja te tregoja me anën e disa imazheve të paraqitura se kemi të dhëna serioze dhe gjurme të rëndësishme për veprimtari kriminale që kanë të bëjnë me zjarrvënie”, u shpreh Nikos Toskas Minister i Mbrojtjes së qytetarit.
Në intervistë është theksuar se zjarrvënia e qëllimshme dhe e planifikuar hollësisht, si dhe kushtet ekstreme të motit kanë qenë shkaku kryesor i tragjedisë.
I pyetur përse nuk ka asnjë pranim përgjegjësie apo dorëheqje ministri i Mbrojtjes së Qytetarit ka thënë se ai qysh në fillim ka dorëzuar dorëheqjen tek kryeministri, por ai nuk ka pranuar.
Ndërsa ka theksuar gjithashtu se zjarfikësit , policia dhe marina greke kanë bërë çështë e mundur për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish, deklarata që në përgjithësi janë kritikuar nga ana e mediave opozitare.
Fraksion.com